Paketat Ekskluzive për Ty
Profil pa ndjekës është si party pa njerëz… ndoshta ekziston, por kush e di?”
Ndërto një prani që nuk kalon pa u vënë re.
Nga 10K deri në 1 milion ndjekës – në Instagram, TikTok , Facebook & Youtube
Rritje e shpejtë, e qëndrueshme dhe me strategji.
Zgjidh Delluks për shërbime të nivelit të lartë dhe rezultate që flasin vetë.

Pse njerëzit nuk kuptojnë rëndësinë e followers dhe pse të mëdhenjtë i blejnë që në fillim!
Shumë i quajnë “fake”, por askush nuk flet për fuqinë që kanë në krijimin e autoritetit, imazhit dhe rritjes reale në rrjet. Ja e vërteta pas prapaskenave…
Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, madje edhe në Gjermani e Amerikë – fjala “followers të blerë” zakonisht shoqërohet me turp.
Dikush i blen dhe direkt dëgjon:
“Fake”, “s’vlejnë”, “mashtrime për show”…
Por e vërteta është krejt tjetër.
Nëse sheh me kujdes, çdo figurë publike, çdo artist, çdo influencer i madh – që nga Travis Scott, Kim Kardashian, Bella Hadid, Ariana Grande, e deri te biznesmenët më të ndjekur në TikTok e Instagram – kanë përdorur rritje të shpejtë me followers që në fillim.
Sepse ata e dinë si funksionon loja online:
Nuk fitojnë më të mirët. Fitojnë ata që DUKEN më të mirë.
Në botën e rrjeteve sociale, perceptimi është gjithçka.
Njerëzit nuk kanë kohë të kërkojnë talentin tënd.
Ata shohin numrat – dhe numrat ndikojnë psikologjikisht.
Nëse një faqe ka 173 followers – truri ynë thotë:
“S’qenka me rëndësi. Le ta kaloj.”
Nëse një faqe ka 100K followers – truri ynë thotë:
“Uaa! Kush është ky?! Duhet ta ndjek.”
Kjo nuk është gënjeshtër. Kjo është strategji.
Dhe prandaj, edhe artistët më të njohur shqiptarë – nga Tirana, Prishtina, Shkupi, deri në Zvicër apo Itali – kanë ndërtuar fillimin e tyre duke investuar në perceptim, në ndjesinë që të jep profili kur e hap.
Sepse, për të mbërritur te rritja organike…
➡️ Duhet të kalosh më parë nga perceptimi profesional.
Followers të blerë janë si veshja jote e parë për audiencën.
Nëse dukesh serioz – do të të dëgjojnë. Nëse jo – kalojnë tutje.
Në fund të ditës, njerëzit nuk ndjekin vetëm talentin –
ndjekin autoritetin që u komunikon me sy që në sekondën e parë.
💡 Mos i shiko followers si numra. Shikoji si dera e parë që të hap mundësi.
Nëse ti nuk dukesh si një “dike” në sytë e të tjerëve,
ata nuk do ndalen kurrë të zbulojnë kush je në të vërtetë.
Nuk është mashtrim – është mënyra si funksionon interneti.
🧠 Mëso ta përdorësh si profesionist.
Sepse bota online nuk të jep vëmendje për atë që je,
të jep vëmendje për atë që dukesh në fillim.
Dhe nëse je realisht i mirë – do të mbahesh mend.

Ndjekësit nuk janë qëllimi – janë dera që të çon te qëllimi
Ata nuk të garantojnë shitje, por të garantojnë vëmendje. Dhe në epokën dixhitale, pa vëmendje – nuk ka as shitje, as ndikim.
Followers janë si vitrina e një dyqani luksoz.
Nuk janë garanci që dikush do blejë.
Por janë garanci që dikush do ndalet për të parë.
Dhe nëse s’ndalon askush… nuk ka as biseda, as shitje, as ndikim.
Nëse një faqe me 143 ndjekës shet produkte me përkushtim të madh, shumica e njerëzve nuk ndalen as ta shohin.
Jo ngaqë s’është cilësore, por sepse nuk duket serioze në sy të parë.
Ndërkohë, një faqe me 30 mijë ndjekës, edhe pa përshkrim, mund të marrë më shumë klikime, më shumë “follow” dhe më shumë shitje – vetëm sepse jep ndjesinë e autoritetit.
🧠 Sepse njerëzit ndjekin ata që duken të ndjekur.
Ky është një nga mekanizmat më të fortë të trurit njerëzor:
Besimi i shumicës = ndjesi sigurie për individin.
🧠 Një histori që s’të thuhet shpesh, por që ndodh çdo ditë:
Një klient i Delluks postoi një video në TikTok.
Videoja ishte plot kreativitet. E menduar mirë.
Tregonte një mesazh të bukur, kishte energji – dhe shpërtheu.
Brenda pak ditësh… 3 MILION shikime.
Të gjithë i thoshin: “Bravo!”, “Sa e bukur videoja!”
Por kur ai kontrolloi profilin pas bumit viral –
kishte fituar vetëm… 50 ndjekës të rinj.
Po, 3 milion views… dhe vetëm 50 ndjekës.
Ai u trondit. Mendoi: “Po si ka mundësi? S’paskan vlerë views-at?”
Por jo. Problemi nuk ishin views-at.
Problemi ishte perceptimi.
Kur njerëzit hynin në profilin e tij, shihnin:
– një faqe me pak ndjekës,
– pa “bio” që të tregonte kush ishte,
– pa foto që jepnin ndjesinë e një personi serioz.
Në sytë e publikut, ai nuk dukej si dikush që ja vlen ta ndjekësh.
Truri i tyre tha automatikisht:
“E paska rastisur. Video e bukur… por kaloj.”
Dhe kështu… talenti i tij mbeti pa audiencë.
Vetëm sepse profili nuk komunikonte autoritet.
🔁 Por historia nuk mbaron këtu…
Pas kësaj, ai vendosi të mos e lërë me aq.
Kontaktoi Delluks. Vendosi të rregullonte profilin siç duhet.
Ndryshoi bio-n. Vendosi një foto serioze.
Rriti ndjekësit e profilit në 50 mijë.
Jo për t’u mburrur,
por për të krijuar ndjesinë vizuale që i duhej audiencës.
Pastaj postoi një video tjetër… më e thjeshtë se e para.
As nuk e priste shumë sukses.
Por ndodhi diçka magjike:
200,000 shikime.
Mbi 2,000 ndjekës të rinj brenda javës.
Komentues që pyesnin: “A bën bashkëpunime?”
Oferta për video, për produkte, për marketing.
Dhe çfarë ndryshoi?
Asgjë përveç perceptimit.
Videoja nuk ishte më e bukur. Ai ishte po ai.
Por tani, profili i tij DUKEJ si i dikujt që ia vlen ta ndjekësh.
💬 Mesazhi?
Shpesh, nuk fiton ai që ka më shumë talent.
Fiton ai që di si të paketojë talentin e vet.
Në botën e rrjeteve sociale, njerëzit të gjykojnë në 2 sekonda.
Dhe ajo që shohin në profilin tënd – është prezantimi yt i parë.
Nëse jep ndjesinë e rëndësisë, të vijnë më afër.
Nëse dukesh “i vogël” – të kalojnë.
✨ Për ta mbyllur bukur:
Mos e lër talentin të ngecë, vetëm sepse s’po duket.
Bëje faqen të të përfaqësojë siç e meriton.
Sepse kur dukesh si njeri që duhet ndjekur,
atëherë bota ndalon dhe dëgjon.

Fakti që je i mirë… s’mjafton më “Përmbajtja ka vlerë, por pamja të jep pushtet”
Jo gjithmonë fiton ai që ka përmbajtjen më të mirë.
Por ai që din si të duket sikur është më i mirë.
Një video emocionuese, me mesazh të fortë.
Një djalë shqiptar flet për jetën e tij – si u rrit pa asgjë, si sakrifikoi për të ndihmuar familjen, si ndjek sot ëndrrën e vet.
Por videoja mori… 47 shikime. 3 like.
Askush s’u ndal. Askush s’e pa.
Një tjetër video, me zero vlerë, mori 80K views dhe mijëra like – vetëm sepse u ngarkua në një profil që “dukej” i fortë vizualisht.
Kjo është fuqia që pak e kuptojnë, por të gjithë bien pre:
Likes dhe views krijojnë perceptim. Dhe perceptimi krijon mundësi.
🧠 Ajo që ndodh në mendjen e njerëzve është kjo:
Kur shohin pak like, mendojnë: “Kjo nuk vlen.”
Kur shohin shumë like, mendojnë: “Pse po e pëlqejnë të gjithë? Hajde ta shoh…”
Pra nuk ka të bëjë gjithmonë me përmbajtjen –
ka të bëjë me si duket ajo përmbajtje në sytë e të tjerëve.
🌍 Shembull i vërtetë nga bota:
Një DJ gjerman publikoi një remix që askush s’e vuri re.
E ringarkoi me një faqe që kishte 40K followers dhe 5K like automatike.
Videoja shpërtheu në algoritëm – u bë virale në 7 vende dhe e ftuan në festivalin “Tomorrowland”.
Jo sepse ndryshoi muzika.
Por sepse ndryshoi autoriteti vizual.
💡 Ja ku hyn strategjia e Delluks:
Ne të japim atë shtysë fillestare që algoritmi e do.
Të ndihmojmë të dukesh sikur je tashmë i njohur.
Që njerëzit të ndalojnë. Të klikojnë. Të dëgjojnë.
Sepse asnjë mesazh nuk vlen nëse nuk dëgjohet.
Asnjë talent nuk shpërthen, nëse nuk duket.
🔥 Për ta mbyllur siç duhet:
Sot nuk mjafton të jesh i mirë.
Duhet të dukesh sikur “bota po të ndjek”.
Sepse fama nuk vjen kur je gati – vjen kur njerëzit ndalen për ty.
Dhe për t’u ndalur… ata kanë nevojë të shohin sipas numrave, jo vetëm ndjesisë.
🧠 Bëje që profili yt të të përfaqësojë para se të flasësh.
🧲 Bëje që videoja jote të tërheqë me pamjen – para se të fillojë.
⚡ Sepse kur dukesh si dikush që po ecën…
algoritmi e ndjek. Edhe njerëzit gjithashtu.

Psikologjia e Perceptimit – Si të të dojë syri… përpara mendjes
Në botën e sotme, truri nuk analizon… ai percepton.
Dhe perceptimi është gjithçka.
Në TikTok, Instagram apo kudo tjetër online –
shikon një faqe me 50 mijë ndjekës dhe 200 mijë shikime…
edhe pa e parë përmbajtjen, truri yt mendon: “Kjo është me vlerë.”
Jo sepse e di kush është.
Jo sepse ke parë video të saj më parë.
Por sepse “dukja” mashtron trurin dhe e bën të besojë.
💡 Shembull i thjeshtë që ndodh çdo ditë:
Je në një qytet të panjohur.
Po kërkon një vend ku të hash.
Sheh dy restorante — njëri bosh, tjetri plot me njerëz.
Ti futesh te ai që ka radhë jashtë, sepse truri thotë:
“Nëse janë të gjithë aty, duhet të jetë i mirë.”
Kjo quhet Social Proof – efekti më i fortë psikologjik në marketing.
Nëse të ndjekin të tjerët, të tjerët do të ndjekin edhe ty.
Nëse postimet e tua kanë shumë like, të tjerët i pëlqejnë pa menduar.
Dhe nuk është mashtrim.
Është mënyra si funksionon perceptimi njerëzor.
📌 Truri përdor shkurtore:
– Nëse të ndjekin shumë, duhet të jesh i mirë
– Nëse të pëlqejnë të tjerët, pse mos të pëlqej dhe unë?
Kjo është fuqia e followers, likes dhe views të vendosur në mënyrë strategjike.
Nuk janë për ego. Janë për besim vizual.
Sepse para se dikush të dëgjojë çfarë thua,
ai sheh sa të ndjekin.
✨ Mbyllje:
Fakti që je i mirë… nuk mjafton më.
Nëse nuk “duket” që je i mirë, shumë pak veta do të ndalojnë tek ti.
Ti jep vlerë. Delluks të jep “dukjen”.
E dyta e hap derën që e para të dëgjohet.

Sot s’mjafton të jesh i mirë. Duhet të dukeshe i mirë.
Sepse në epokën e rrjeteve sociale… kush duket, fiton.
Dhe kush nuk duket… mbetet një talent i fshehur në drafts.
Në botën online, algoritmi nuk zgjedh më sipas talentit… por sipas pamjes që jep.
Nëse dukesh si dikush me ndikim – të jep hapësirë.
Nëse jo – mbetesh në errësirë, sado i mirë të jesh.
Ja pse të rrisësh followers, likes dhe views s’është fake, por një strategji e zgjuar:
Sepse vetëm kur dukesh si fitues, të trajtojnë si të tillë.
Nëse do të shohin, duhet të dukesh.
Nëse do të vlerësojnë, duhet të besojnë që je i vlefshëm.
📈 Rregulli i lojës ka ndryshuar – tani s’mjafton të jesh i mirë.
Duhet të dukesh i mirë.

E vërteta që nuk të thonë për Giveaway dhe followers “realë”
Të gjithë flasin për “followers realë”, por askush s’të tregon që rruga më e shtrenjtë nuk është gjithmonë më e zgjuara. Ja pse strategjia që përdor Delluks sjell më shumë rezultat – me më pak rrezik dhe më shumë kontroll.
🕵️♂️ E vërteta që nuk të thonë për Giveaway dhe followers “realë”
🎁 Në pamje të parë, një Giveaway duket si zgjidhja më e mirë për të marrë ndjekës “realë”.
Por prapa skene, gjërat nuk janë aq rozë sa duken:
🚫 Ndjekin për dhuratën, jo për ty
📉 60–70% ikin sapo loja mbaron
👶 Janë fëmijë ose persona pa interes për produktin tënd
💸 Çmimi i një Giveaway të madh shkon mbi 2400€
❌ Dhe nuk ke asnjë garanci për shitje, koment apo angazhim
💡 Po sikur t’i ndaje këto para me zgjuarsi?
Merr këtë strategji inteligjente dhe efektive, që sjell rezultate afatgjata me më pak rrezik:
🔹 1. Rritje vizuale që të jep autoritet
📲 20% (480€) ➜ Blerje followers për TikTok, Instagram & Facebook me strategjinë e Delluks
✨ Ndjekës që rrijnë, krijojnë besueshmëri dhe transformojnë profilin tënd
🔹 2. Pamje që tërheq klikime
❤️🔥 3% (72€) ➜ Hedhje views dhe likes në postimet më të rëndësishme
👀 Një postim që duket aktiv, ngjall më shumë interes dhe klikohet më lehtë
🔹 3. Reklamim që sjell klientë realë
📣 27% (648€) ➜ Sponsorizime të përditshme në Shqipëri & jashtë për produktin/shërbimin
🌍 Ndërton një audiencë të saktë, rrit shitjet dhe të vendos në sy të duhurit
🎯 Shtesa që shumica nuk e bëjnë dot…
🎁 Në vend që t’i japësh skenën faqeve të tjera me Giveaway…
Jep dhuratën VETË në faqen tënde!
✅ Bëj vetë Giveaway për produktin apo shërbimin tënd
✅ Reklamoje faqen tënde dhe bëhu një e vetme për t’u ndjekur, jo 100 faqe bashkë
✅ Njerëzit do të të ndjekin ty, do të të mbajnë mend, dhe kur bën Giveaway tjetër… je në qendër të vëmendjes
✨ Përfundimi i vërtetë?
❌ Mos e harxho buxhetin për ndjekës që zhduken nesër
✅ Shpenzo me zgjuarsi, rrit autoritetin vizual dhe ktheje profilin tënd në fuqi marketingu
📌 Strategjia Delluks është për ata që nuk duan thjesht shifra, por ndikim real dhe afatgjatë.

Strategjia që Ndërton Autoritetin Online
Një plan i zgjuar, i thjeshtë dhe efektiv për të ndërtuar brandin tënd në rrjetet sociale,nga zero në ndikim të vërtetë.
🔹 1. Emri i faqes është hyrja jote
Zgjidh një emër të veçantë, të bukur dhe të lehtë për t’u mbajtur mend. Është zëri yt i parë në rrjet – bëje të flasë me stil.
🔹 2. Rrite shpejt në 10K – 50K followers
Shifrat krijojnë besim. Njerëzit ndjekin ata që duket se kanë vlerë. Profili yt duhet të ngjajë i madh që në fillim – sepse perceptimi është realitet.
🔹 3. Shto views & likes në postime
Algoritmi do jetë me ty vetëm kur sheh ndërveprim. Jepu postimeve jetë – jo vetëm pamje, por ndikim.
🔹 4. Bëj sponsorizim me 5€/ditë
Mos mbet në errësirë. Bëje përmbajtjen tënde të shihet nga gjithë Shqipëria. Tregohu aty ku duhet të jesh: përpara syve të njerëzve.
🔹 5. Shiko rritjen çdo javë
Rritja është e dukshme kur strategjia është e saktë. Më shumë ndjekës. Më shumë mesazhe. Më shumë besim.
—
📌 Të jesh i mirë nuk mjafton. Duhet të dukesh i mirë.
Sepse në botën online, ata që duken… janë ata që dëgjohen.
—
🧠 Mos prit muaj të të zbulojnë.
Vepro ndryshe. Vepro me strategji.
Vepro me Delluks.

Si E Mora Bashkëpunimin me TEMU – Një Histori Që Nuk Ishte Rastësi
🖋 Rrëfyer nga vetë Ervisi
Nuk e lashë në dorë të fatit.
Jo. Kjo histori nuk filloi nga fati, por nga dëshira për të ndërtuar diçka të madhe, me duart e mia, që nga asgjëja.
Një ditë, duke kontrolluar në TikTok, më dolën video të atyre që po bënin reklama për TEMU.
Për një moment thashë: “Pse jo unë?”
Por më pas, zëri tjetër në kokë më tha:
“Ti nuk je si të tjerët që thjesht lypin një produkt. Ti ke ndërtuar një emër, ke investuar 3 vite e gjysmë në këtë rrugë. Vepro si brand, jo si një profil.”
Vendosa të mos pres. Hyra direkt në aplikacionin Temu, gjeta emailin për bashkëpunime.
Hapa ChatGPT dhe i thashë: “Ndihmom të shkruaj një email si profesionist.”
Dhe ia dërgova.
Pas 3 ditësh, më vjen një email nga TEMU:
“Jemi të interesuar për bashkëpunim.
Sa kërkon për një video?”
Këtu shumë do hutoheshin dhe do thoshin: “Sa më pak, vetëm të pranojnë.”
Por unë jo.
Unë kërkova 600€ për një video.
Jo sepse do më jepnin aq, por sepse doja të vlerësonin figurën time.
Nëse s’të vlerëson vetë, s’të vlerëson askush.
“Nuk kemi këtë buxhet, por mund të bëjmë 3 video nga 250€ secila dhe 300€ në produkte.”
Bëra llogaritë:
💸 250€ × 3 = 750€
🎁 +300€ në produkte
✅ Dhe më pas më ofruan edhe një video me green screen për 150€ shtesë.
Totali? 900€ + 300€ produkte = 1200€ në bashkëpunimin e parë.
Kur bëra videon e parë me green screen, më thanë:
“Na vjen keq, nuk e pranojmë.”
Kam punuar 5 orë për atë video.
Çfarë bëra? E bëra nga e para!
Edhe 4 orë punë.
Dhe këtë herë e pranuan.
A ia vlejti?
📈 Instagrami: 6 MILION shikime
📱 TikToku: 300.000 shikime
💰 Temu sponsorizon këtë video çdo ditë – ndoshta kanë harxhuar mbi 8.000€ vetëm për reklamën time.
Më erdhën 15 pako me produkte që zgjodha vetë – thjesht falas.
Bëra videot e tjera.
Ata ishin të kënaqur.
Por unë kisha akoma më shumë në plan…
Loja ime e Dytë: Faqja me 168K
Kisha një faqe tjetër në TikTok, me 168.000 ndjekës.
Por ishte pa aktivitet prej 7 muajsh.
Unë? I hodha 1 video para se tja coj faqen dhe shkoi 170 mijë views, lashë pinned 3 të tjera, dhe bëra faqen të duket aktive.
Pastaj ua dërgova.
Ata ranë dakord menjëherë.
✅ Më dhanë 900€ për 3 video të reja
✅ 350€ në produkte
📦 Bashkëpunimi i dytë: 1250€
Çfarë Mësova nga Ky Bashkëpunim?
Ky s’ishte thjesht bashkëpunim. Ishte shkollë, sfidë, trimëri.
Mësova:
Të flas me autoritet,të kërkoj me vlerë, të mos dorëzohem kur më refuzojnë,të mos pres nga askush,të krijoj vetë mundësi, jo të shpresoj
Dhe Mesazhi Im është Ky:
Mos prit të të zbulojë dikush.
Mos prit të të shohin.
Ti duhet t’i çosh vetes dritën.
Duhet të jesh gati, dhe duhet ta kërkosh.
Me dinjitet. Me vlerë. Me guxim.
Sepse kur flisni si brand, brandet të dëgjojnë.
Kjo nuk ishte rastësi.
Ishte Delluks.

Ervis Belollari
Ervis Belollari – Themelues i Delluks
Unë jam Ervis Belollari, i lindur më 28 mars 1999 në Pogradec dhe i rritur në Librazhd. Kam jetuar në disa qytete e vende të ndryshme – nga Durrësi, Tirana dhe Stambolli, deri në Itali, Zvicër dhe Gjermani – përvoja që më kanë formuar si njeri dhe më kanë dhënë vizion më të gjerë për jetën dhe punën.
Në shkurt 2022 u riktheva përfundimisht në Shqipëri për të ndërtuar gjithçka nga e para. Fillova punë si recepsionist nate, por zemra dhe mendja ime ishin diku tjetër: te rrjetet sociale. Synimi im ishte të bëhesha figurë publike, të krijoja një jetë digjitale të pavarur dhe ta menaxhoja nga kudo që të isha – edhe nëse një ditë do realizoja ëndrrën time për të qenë pjesë e serialit historik “Osmani”.
Duke u aktivizuar në TikTok, kuptova se në Shqipëri mungonte një shërbim serioz, i besueshëm dhe transparent për rritjen në rrjetet sociale. Ata pak që e bënin, vepronin në mënyrë anonime dhe pa përgjegjësi. Kjo më motivoi të ndërtoja një shërbim të hapur, të ndershëm dhe me identitet.
Fillimisht, nga nevoja financiare, shita adresën time të parë në TikTok me 440,000 ndjekës. Kjo më solli shumë vëmendje dhe kërkesa nga Shqipëria, diaspora dhe vende si SHBA e Angli. Edhe pse në fillim hezitova, vendosa të marr përgjegjësinë me seriozitet dhe ta kthej në punë.
Kështu lindi Delluks – një emër që më doli vetvetiu nga goja në qershor 2022, por që shumë shpejt u kthye në një brand. Sot, Delluks ofron:
Rritje të sigurt dhe reale në rrjetet sociale Shërbime pa fjalëkalim, me privatësi të plotë Garanci dhe suport 24/7 Qindra klientë të kënaqur në Shqipëri dhe jashtë saj
Si një Dashi tipik – i guximshëm, kokëfortë dhe i lindur për të vepruar – nuk prita që dikush të ma hapte rrugën. E ndërtova vetë. Me besim, përkushtim dhe një vizion të qartë.
Delluks nuk është thjesht një shërbim.
Është historia ime.
Dëshmia që gjithçka është e mundur, kur nuk dorëzohesh.
Dhe kjo është vetëm fillimi.

Delluks – Simbol i Elegancës dhe Suksesit
Ky është pseudonimi im artistik, një emër që simbolizon stilin, luksin dhe origjinalitetin. Në një botë plot sfida, unë besoj se puna dhe përkushtimi krijojnë atë që të bën unik.
Delluks nuk ka konkurrencë, sepse nuk është thjesht një emër – është një mënyrë jetese.
Delluks është një vizion që lindi nga ëndrrat, dëshirat dhe përkushtimi i një njeriu të vetëm.
Pa mbështetje financiare, pa sponsorë, por me shumë pasion dhe vullnet, Delluks nisi rrugëtimin e vet më shumë se 3 vite më parë.
Nga një ide e vogël, dita-ditës, u shndërrua në një markë të fuqishme që dominon në rrjetet sociale, në media dhe në mendjet e publikut. Falë dashurisë së njerëzve dhe viralitetit organik, Delluks u rrit, u përhap dhe sot njihet si sinonim i cilësisë, profesionalizmit dhe besueshmërisë.
Ne ofrojmë shërbime të avancuara si followers, likes dhe views me garanci, shpejtësi dhe diskrecion maksimal – sepse besimi që kemi ndërtuar nuk është rastësor, por rezultat i përkushtimit të pandalshëm.
Delluks është këtu për të qëndruar.
Dhe për t’u rritur bashkë me ju.
Support & Contact
Mos hezito të na kontaktosh për çdo pyetje apo porosi. Shërbimi ynë është plotësisht online dhe jemi gjithmonë të gatshëm të të ndihmojmë dhe të bashkëpunojmë me ty.
Jemi të disponueshëm 24/7 përmes kanaleve tona online. Mos hezitoni të na kontaktoni në çdo kohë për ndihmë apo porosi.